I kërkuari nga gjykata arrestohet deri sa po rregullonte dokumentet në polici

2 Shkurt 2017 - 11:19      

Policia në Gjilan bën të ditur për arrestimin e një të kërkuari nga gjykata, derisa ai po rregullonte disa dokumente në polici.

Sipas njoftimi ngjarja ka ndodhur më 31 janar, rreth mesditës në Stacionin Policor të Gjilanit.

Ne raportin e sotshëm policor thuhet:

Në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur personi i dyshuar, shqiptar, shtetas i Kosovës, për t’i rregulluar disa dokumente. Por gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar me një urdhëresë të lëshuar nga gjykata. Për pasojë ai është shoqëruar nga policët dhe gjatë kontrollimit i kanë gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit Marihuan (me peshë 0.8 gram).
Me vendim të Prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në PTH.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...