I zemëruar pas fjalosjes me të atin, shtie në ajër me revole

2 Shkurt 2017 - 11:15      

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan, ishte informuar dje se në fshatin Dobërçan të Gjilanit, një i dyshimtë, shqiptar, shtetas i Kosovës, fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje me anëtarët e familjes së tij, respektivisht babain, dhe në shenjë revolte dyshohet se në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtënë në ajër më armë zjarri.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, njësitet patrulluese nga Stacioni Policor i Gjilanit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin. Policia ka konfiskuar prej tij një armë të llojit Pistoletë Model 75, prodhim Çekosllovakë dhe 41 copë fishekë cal.9 mm. Është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në gjykatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...