Vidhet furgoni në Prishtinë, pronari tregon pse mund t’i jetë vjedhur

1 Shkurt 2017 - 21:14      

Furgoni Volkswagen T2, i prodhuar në 1973, i përdorur nga Leutrim Bajrami edhe për kamping, është vjedhur të hënën pasdite.

Për automjetin e vjedhur në parkingun e lagjes Ulpiana, Bajrami e ka njoftuar Policinë e Kosovës, ditën e martë.

E, përpos të dhënave që Policia i ka marrë mbi furgonin nga pronari i saj, ai ka thënë atij se njëra nga arsyet mund të jetë përdorimi i po këtij automjeti për vjedhje tjera.

“Policia më ka thënë dje se mbase automjeti më është marrë për të kryer vjedhje me të, e pas vjedhjes, ka gjasë që automjeti të lihet nga hajnat në ndonjë rrugë. Edhe sot (e mërkurë), kam qenë përsëri në Polici, ndërsa mora vesh se rasti ende nuk është dërguar në hetuesi”, i ka thënë Kohavisionit pronari i furgonit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...