Policia: S’kishte asgjë të rrezikshme te shkolla “Elena Gjika”

31 Janar 2017 - 19:08      

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka gjetur asgjë të rrezikshme në afërsi të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.

Orë më parë, policia konfirmoi se kishte gjetur një çantë të dyshimte në afërsi të kësaj shkolle ndërsa tani ka njoftuar se pas hetimeve ka gjetur se nuk kishte asgjë të rrezikshme në çantë.


Çantë e dyshimtë te shkolla “Elena Gjika”

Një çantë e dyshimtë është gjetur pasditen e së martës në afërsi të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës, që thotë se ka marrë menjëherë të gjitha masat dhe po qëndron në vendin e ngjarjes.

“Te shkolla ‘Elena Gjika’ është gjetur një çantë e dyshimtë në rrugë. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.

Orë më parë një automobil i braktisur me targa të Beogradit ka alarmuar policinë në kryeqytet, që ka bllokuar rrugët kryesore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...