31 Janar 2017 - 09:23
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njoftohet se është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, gjithashtu shqiptar i Kosovës.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”, thuhet në njoftim, raporton Koha.net.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna” e cila është konfiskuar.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...