Foto: Koha / ilustrim

Ndalohen dy persona se punonin kundërligjshëm si mjekë në Klinë

29 Janar 2017 - 15:03      

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar se dje në orën 10:45 të mëngjesit në Klinë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shqiptar, shtetas i Kosovës, dhe tjetri serb shtetas i Serbisë, nën dyshimin se kanë kryer veprën “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore”.

“Njësitet policore në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit ishte duke kryer veprimtari mjekësore kundërligjshëm në lokalet e një auto-shkolle, pronë e të dyshuarit tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari me shtetësi serbe pasi është intervistuar, është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...