Foto: Koha

Aksioni i policisë për kapjen e drogës dhe mbylljes së lokalit të natës në Prishtinë [video]

28 Janar 2017 - 21:17      

13 persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar lloje të ndryshme të substancave narkotike në një lokal në Prishtinë në rrugën “Tirana”.

Arrestimi u bë gjatë një operacioni që policia e Kosovës në bashkëpunim ATK-në dhe Inspektorët Komunalë të Prishtinës, kanë realizuar me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, raporton KTV.

Togeri Bajram Nuhiu nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka treguar se njëri nga 13 të arrestuarit, ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Sipas tij, lloje të ndryshme të narkotikëve janë gjetur në një lokal dhe më pas janë konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhërarrest E. K, kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...