28 Janar 2017 - 14:19
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së.
Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara, njofton Policia e Kosovës.
Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar, dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.
Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;
1. A. B, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.8 grame marihuane
2. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.2 grame marihuane
3. G. B, i janë gjetur dhe konfiskuar 3 tableta me peshë 1.0 grame ekstazi
4. K. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuane
5. T. Xh, i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4 grame marihuane
6. V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane
7. Sh. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane
8. B. E, i janë gjetur dhe konfiskuar 7.9 grame marihuane
9. L. I, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 grame marihuane
10. I. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 10 mml GHB
11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar 0.5 grame Kokaine
12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar 1.0 grame marihuane
Pas kontrollimit të personave dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar narkotiket si në vijim:
1. 10 tableta me peshë 6.1 grame eksatazi
2. 7 qese me peshë prej 6.0 kokainë
3. 5 qese me peshë 4.7 grame marihuane.
Gjithashtu është arrestuar edhe personi E. K. viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.), kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...