Foto: Ilustrim

Në Mitrovicë arrestohen vjedhësit e televizorëve

27 Janar 2017 - 15:39      

Hetuesit policorë në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në dy raste të ‘vjedhjeve të rënda’, njofton kumtesa policore.

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar dy ditë më parë në zonën e Mitrovicës, ku si cak i kësaj vjedhje ishin dy lokale, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokale, nga ku kishin vjedhur dy televizorë, transmeton koha.net.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 27 janar 2017 në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar R. B., 37 vjeçar, L. K. 28 vjeçar, D. S. 20 vjeçar, I. S. 19 vjeçar, të gjithë të përkatësisë etnike shqiptarë shtetas të Republikës së Kosovës.

Përveç identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë identifikuar edhe vendin ku të dyshuarit i kishin fshehur televizorët e vjedhur, më pas televizorët u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Katër të dyshuarve pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...