Foto: Ilustrim

Fjalosja përfundon me të shtëna, një i plagosur në Pejë

27 Janar 2017 - 11:38      

Një person në Pejë ka mbetur i plagosur pas një fjalosjeje, që ka ndodhur dje në Pejë, ndërsa një tjetër ka përfunduar në pranga, transmeton koha.net.

Në Rr. “UÇK” të Pejës , dje pak pas orës 19, është arrestuar një mashkull, shqiptar i Kosovës. Ai, pas një mosmarrëveshje të mëhershme ishte fjalosur me një tjetër mashkull, po ashtu shqiptar i Kosovës. Por fjalosja kishte përfunduar me të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal Pejë, - thuhet në raportin e sotshëm të Policisë së Kosovës. Njësiti policor, sipas raportit, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të cal.7.62, ndërsa tek i dyshuari një revole M 57, që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, dhe një karikator të zbrazët.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...