27 Janar 2017 - 11:35
Ai, duke ditur për besimin e respektin që kanë qytetarët ndaj policisë e FSK-së, kishte hapur një llogari në rrjetin social Facebook gjoja për të mbledhur para për këto dy institucione, por ato do t’i shkonin vetëm atij.
Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm bën të ditur se ky “patriot” nga Bresja e Fushë-Kosovës kishte rënë në pranga. Në raport thuhet se një mashkull, K-shqiptar, është arrestuar dje për arsye se ai kishte hapur një llogari në rrjetin social Facebook, përmes të cilit ka kërkuar mjete financiare në mbështetje të Policisë dhe FSK-së.
Nga i dyshuari, në cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter dhe një telefon mobil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, - saktëson raporti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...