Kishte grabitur vjet në tetor, mbrëmë u arrestua

26 Janar 2017 - 15:17      

Prizren, 25 janar – Policia në Prizren njofton për kapjen e një grabitësi, i cili po kërkohej që nga tetori i vitit të kaluar.

Pas një pune operative-taktike, dje, në rrugën “De Rada”, rreth orës 20:20 minuta, hetues rajonalë në rroba civile e kanë arrestuar D.

Bytyqin, i dyshuar për grabitje në bashkëveprim edhe me persona të tjerë, që pati ndodhur më 6 tetor të vitit 2016 pas mesnate, rreth orës 03:00, në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, njofton policia.
I dyshuari kishte mundur të arratisej deri më tash, ndërsa të tjerët tanimë janë në paraburgim.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti i ka sqaruar rrethanat e rastit dhe rolin që kishte pasur në grupin e strukturuar. Ndaj tij, me urdhër të prokurorit, është aplikuar masa e arrestit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...