Kapet shqiptari në Tabanoc me 18 kg marihuanë në bombolën e gazit të makinës
26 Janar 2017 - 14:36
Shkup, 26 janar - Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje nga Maqedonia, dje rreth orës 6 të mëngjesit gjatë kontrollit të një makine me regjistrim të Shqipërisë dhe pronë e P.Sh shtetas shqiptar, është gjetur një bombolë gazi në të cilën ishin fshehur 15 qese të vakumuara në të cilën ishin vendosur 18 kilogram marihuanë, informon Zhurnal.
I dyshuari marihuanën e kishte blerë në Shqipëri e përmes Maqedonisë duhej të dërgonte në Gjermani për një kundërpagesë të majme.
