Arrestohet për krime kibernetike

26 Janar 2017 - 11:59      

Në Gjilan policia ka arrestuar një person me dyshim për krime kibernetike, transmeton koha.net.

Në raportin e sotshëm, Policia e Kosovës thekson se dje, në Rr. “Xhorxh Washington” të Gjilanit, njësiti policor për hetimin e krimit të organizuar, sektori për krime kompjuterike, pas hetimeve të zhvilluara, dje ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K-shqiptar, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ai në vazhdimësi ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.

Në raportin e policisë thuhet se me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse. Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar: një veturë VW Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një Sony play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raportin e policisë nuk saktësohet se për çfarë lloji krimesh kibernetike dyshohet i arrestuari.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...