26 Janar 2017 - 11:30
Dje, në Rr. “Hamdi Mramori” të Prishtinës një mashkull, shqiptar i Kosovës, kishte kanosur me armë zjarri viktimën, po ashtu mashkull, K-shqiptar, derisa ishte duke parkuar veturën e tij, me ç’rast ia kishte gërvishtur xhamin e veturës. Gjatë kontrollit, sipas raportit të policisë, tek i dyshuari
është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator pa municion. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe tri cigare që po ashtu dyshohet të jenë substancë e dyshuar narkotike e llojit të njëjtë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...