26 Janar 2017 - 11:15
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për kp se sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një aksion në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast janë konfiskuar armë, municion, shufra metalike dhe gjësende tjera.
Sipas tij, policia ka arrestuar tre persona të cilët aktualisht po mbahen në objektet e policisë për procedura intervistuese.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit sektori rajonal i hetimeve në Mitrovicë ka ndërmarrë një operacion ku është realizuar urdhër kontroll. Me këtë rast janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, kryesisht bastisjet janë kryer në zonën e Vushtrrisë, si rezultat i këtij operacioni, gjegjësisht këtyre bastisjeve, janë konfiskuar katër armë, një sasi municioni, rreth 180 fishekë, janë gjetur shufra metalike, si dhe gjësende tjera të cilat janë konfiskuar si prova materiale për veprimtari kriminale… Janë arrestuar tre persona, të cilët tashmë ndodhen në procedurat intervistuese në objektet policore”, ka thënë Zahiti.
Lexoni edhe: Aksion i gjerë i policisë në Vushtrri, tre të arrestuar
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...