Apeli lë në fuqi masat e Themelores së Pejës për dy të pandehurit

26 Janar 2017 - 10:11      

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve F.T. dhe S.T, njofton kumtesa nga Gjykata e Apelit, transmeton Koha.net.

Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e ka lënë fuqi aktvendimin e datës 15.01.2017, të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas të cilit, të parit i është shqiptuar masa e paraburgimi në afat prej një muaji, ndërsa të dytës ajo e arrestit shtëpiak po ashtu prej një muaji.

F.T. po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të mashtrimit nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ushtrim të ndikimit nga neni 431 të këtij kodi. Ndërkaq S.T. për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar nga neni 422, i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vlerësuar drejtë kur të pandehurve ua ka caktuar këto masa, duke vepruar në përputhje me dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...