Në Tiranë sekuestrohet 1 kg kokainë, 2 në pranga

26 Janar 2017 - 10:03      

Tiranë, 26 janar - Policia e Tiranës ka sekuestruar një kg kokainë, 0,6 gramë heroinë, 1 pushkë sportive, 12 telefona, 2 makina dhe 6750 euro, ndërsa ka arrestuar dy persona dhe njëri është shpallur në kërkim.

Të arrestuar, siç transmeton Shqiptarja, janë Gjergji Gjinaj 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje droge, dhe Ismail Alushi 53 vjeç, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.

Ndërsa është shpallur në kërkim A. K. 41 vjeç, po nga Tirana.

Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin kokainën dhe heroninën në zona të ndryshme të Tiranës, teksa lëndën narkotike e siguronin tek Ismail Allushi.

Arrestimi i tyre u realizua, pasi më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën "Vllaznit Huta", është konstatuar automjeti tip Fiat "500", me drejtues Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar Gjergji Gjinajn, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat të Gjergji Gjinajt u gjet kokaina me peshë 978 gramë.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës së Gjergji Gjinajt është gjetur një sasi prej 12.5 gramë kokainë, një peshore elektronike, 6750 euro, 1 pushkë sportive, 12 telefona dhe 2 makina.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e Ismail Allushit u gjet një dozë heroinë.

Ndërkohë që operacioni vijon për arrestimin e autorit të tretë dhe bashkëpunëtorëve të rrjetit të shpërndarjes në Tiranë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...