25 Janar 2017 - 14:52
Siç njofton Dogana, në dy aksione të ndara janë kapur afër 7 ton duhan, sasi kjo e futur ilegalisht në Kosovë.
Në rastin e parë, Dogana e Kosovës së bashku me njësitet policore në fshatin Dardani të Ferizajit kanë ushtruar kontrolle në 2 lokacione ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallrat (duhanin) pa asnjë mbulese dokumentare ku sasia ishte afër 5.5 ton.
Aksioni tjerët u zhvillua dje në fshatin Talinoc i Muhaxherve në Ferizaj ku gjatë kontrollit të një lokacioni janë kapur 1.1 ton duhan i papërpunuar.
Totali i këtyre aksioneve ishte: duhan në fletë – i papërpunuar – 7 ton, duhan i grirë – i përpunuar - 100 kg dhe makinë për grirje të duhanit – 2 copë.
Dogana thotë se ka kontaktuar me prokurorët kompetentë të rajonit të Ferizajt për vazhdimin e mëtejmë të rastit.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, “sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...