Foto: Ilustrim

Kapen para të falsifikuara dhe mjete për falsifikim në tri rajone të Kosovës

25 Janar 2017 - 12:30      

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se ka konfiskuar në rajonin e Prishtinës, në atë të Gjilanit dhe të Ferizajt kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas Policisë, në rrugën “Eqrem Çabej” të Prishtinës, më 24.01.2017 në orën 11:50, ankuesja femër, shqiptare e Kosovës, punëtore e një bankë, ka informuar se nga një klient ka pranuar një kartëmonedhë prej 100€, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, raporton Koha.net.

Njësiti policor ka konfiskuar monedhën dhe janë duke hetuar rastin.

Në Gjilan, gjegjësisht në rrugën “Adem Jashari”, më 24.01.2016 në orën 16:00, një i dyshuar mashkull, shqiptar i Kosovës, kishte shkuar në një bankë dhe gjatë verifikimit të një kartëmonedhe prej 50€, e njëjta dyshohet se është e falsifikuar.

Edhe në këtë rast, njësiti policor ka konfiskuar monedhën dhe janë duke hetuar rastin.

Kurse në Ferizaj, më 23.01.2017, në orën 00:25, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës.

“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 8 kartëmonedha nga 20 € të dyshuara për falsifikim, 30 fletë letër të formatit A4 ku nga secila fletë ishin dy kartëmonedha nga 20 € të gatshme për falsifikim, disa pajisje të dizajnuara për falsifikim, një sëpatë, një kuletë, një celular si dhe një cigare të mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, njofton Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Vetura është konfiskuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...