Në 3 operacione antidrogë kapen në Shqipëri 97 kg kanabis

25 Janar 2017 - 09:54      

Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë në Vlorë, Lezhë dhe Mat, ku janë sekuestruar rreth 97 kg kanabis.

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “WEST”, duke sekuestruar 80 kg kanabis e duke arrestuar një 62-vjeçar, zotërues i lëndës narkotike, bën të ditur TCh. Bëhet fjalë për shtetastin Spiro Tupa, banues në fshatin Beshisht të Vlorës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg. Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Reps”, ku janë sekuestruar 11 kg kanabis dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Fatmir Gjonikaj, 28 vjeç, banues në Mirditë.

Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg kanabis si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, 30 vjeç; Jurgen Alzeneli, 21 vjeç, dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...