24 Janar 2017 - 15:39
Qysh në kontaktin e parë, policia ka hasur në rezistencë me ç’rast një zyrtar ka pësuar lëndime trupore ndërsa dy të tjerë janë penguar nga pesë të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra.
“Po ashtu me përdorimin e mjeteve të forta janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer. Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...