Foto: Ilustrim

Doli me armë në Facebook, ai arrestohet e ajo i konfiskohet

24 Janar 2017 - 14:47      

Pejë, 24 janar - Policia në Pejë bën të ditur se sot, më 24 janar, rreth orës 10:00, Stacioni policor në Deçan përmes rrugëve operative kishte siguruar informacione se i dyshuari RR.K. i lindur me 1966 e kishte ekspozuar në rrjetet sociale dhe në fotografi shihej me një armë zjarri.

Pas identifikimit të personit të dyshimtë, policia njofton se e ka arrestuar dhe sjellë ne stacionin policor në Deçan, ku ai është intervistuar, transmeton Koha.net.

Gjatë intervistimit i dyshimti ka pranuar se posedon armën të cilën e mbante në mënyre ilegale.

Njësitë relevante kanë bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku ishte e fshehur arma, të cilën policia e ka konfiskuar.

1. Një(1) Pushkë automatike”AK-47”, cal.7.62x39mm, prodhim kinez, nr.serik:62361.
2. Një (1) karikator i së njëjtës armë.
3. Nentë (9) fishekë te kalibrit 7.62x39mm

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...