24 Janar 2017 - 11:07
Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm njofton se dje pas një njoftimi se në fshatin Livoç të Gjilanit një i dyshuar, mashkull, K/shqiptar, ka fshehur në gomën e veturës një sasi të substancës së dyshuar narkotike, të cilën do ta dërgonte në Serbi, ka ndërmarrë veprime që kanë çuar në zbulimin e marihuanës së dyshuar, transmeton Koha.net.
Pas një pune operative njësitë policore kanë gjetur gomën dhe pasi e kanë hapur në brendësi të saj kanë gjetur gjashtë paketime me 1324 gramë (një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari është i njohur për policinë, por ai ndodhet në arrati, thuhet në raport.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...