23 Janar 2017 - 19:05
Trupi i tij pajetë ka qëndruar mbi një orë e gjysmë në trotuarin e mbuluar nga akulli derisa policia ka kryer hetimet për shkaqet e rrëzimit të Ibrahimit. Në vend-ngjarje mbërriti edhe ekipi mjekësor, i cili vetëm konstatoi vdekjen e tij. Familjarët e Sefedin Ibrahimit shprehen të revoltuar për neglizhencën e autoriteteve lokale në pastrimin e rrugëve dhe trotuareve, raporton Alsat M. Ata i apeluan kreut të Kumanovës që të ndërmarrë masa urgjente sa nuk kanë janë shënuar edhe viktima të tjera.
“I apeloj kryetarit të komunës që të marrin masa urgjente që të pastrojnë rrugët sepse njerëzit po na vdesin duke ecë. Normal ku ka mundësi le të pastrohet si rrugët trotuaret, po më vjen keq sot ndërroi jetë axha ynë e nesër mund të jetë ndokush tjetër. Siç e shihni nuk ka ndihmesa nuk pastrohet akulli çdokush mund të rrëshqas edhe plaku edhe i riu e kështu me radhë. Apeloj edhe njëherë që kryetari i komunës ta ketë parasysh këtë rast sepse axha ynë vdiq shkaku i rrugëve dhe trotuareve të pa pastruara nga akulli e bora”, bëri thirrje Qahil Ibrahimi, familjar i viktimës.
Banorët e Kumanovës tanimë një kohë të gjatë kanë alarmuar për gjendjen katastrofale nëpër rrugët e qytetit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...