23 Janar 2017 - 16:23
“Sipas aktakuzës, më datë 22 shtator 2016, në kafeterinë “Sach” e cila gjendet në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i pandehuri M.B., në cilësi të personit zyrtar në pozitën e Kryeinspektorit të Regjionit të Prishtinës pran Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga dëshmitari L.Z., kontabilist në kompaninë “All Zone”, ka kërkuar përfitim material për vete, shumën prej 10.000 €, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të (4) punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit, raporton Koha.net.
Po ashtu, gjithnjë sipas Prokurorisë së Shtetit, i pandehuri i kishe thënë se “duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre (3) anëtarësh nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit, të kryer atë në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur”.
“Në aktakuzë thuhet se dëshmitari rastin e ka paraqitur në polici, dhe të nesërmen, me datë 23 shtator 2016, me zbatimin e masave të fshehta i pandehuri është zënë në flagrancë, pasi që nga dëshmitari L. Z., në kafeterinë e njëjtë rreth orës 16:00, i ka marrë të hollat në shumën e kërkuar, por të shënuara paraprakisht nga ana e Policisë”, thekson Prokuroria e Shtetit.
Me këto veprime, i pandehuri M.B ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...