Kapen me narkotikë në Pejë dhe Mutivodë

23 Janar 2017 - 13:01      

Në dy raste në Pejë dhe një në Mutivodë policia dje ka gjetur narkotikë te personat e kontrolluar.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, dje në Pejë, rreth orës 23 njësiti policor ka ndaluar veturën ‘Mercedes’ të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull, K-shqiptar, dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari dhe në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Po dje dhe po ashtu në Pejë, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka ndaluar një mashkull të dyshuar, K-shqiptar, dhe gjatë kontrollit tek ai ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. I dyshuari, sipas raportit të policisë, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njësiti policor ka ndaluar dje, në orën 20. në Mutivodë, veturën e tipit Golf V, me ç’rast gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull, K-shqiptar, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike, një thikë dhe një sprej, ndërsa tek i dyshuari i dytë po ashtu mashkull, K-shqiptar, është gjetur një thikë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...