Foto: Koha / Ilustrim

Deshi me 5 mijë euro t’i korruptojë dëshmitaret, arrestohet

23 Janar 2017 - 12:39      

Një person është arrestuar, pasi deshi t’i korruptojë dy dëshmitare.

Policia në raportin e sotshëm bën të ditur se në fshatin Sadovinë e Jerlive të komunës së Vitisë, dy ditë më parë (më 21 janar) kishte arrestuar një person, shqiptar të Kosovës.

Ai, sipas raportit të policisë, kishte bërë marrëveshje me dy femra, po ashtu shqiptare, që për një kundërshpërblim 5000 eurosh ato të tërhiqnin deklaratat e tyre nga një rast, që është duke u hetuar nga Prokuroria, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...