Foto: Ilustrim

I shpëton vetura e blinduar nga plumbat e kallashit

23 Janar 2017 - 12:30      

Në fshatin Stallovë dy persona thonë t’i ketë shpëtuar jetën e tyre fakti se vetura e tyre e blinduar, që dje, rreth mesditës, ishte sulmuar në Stallovë nga tre persona të tjerë.

Policia e Kosovës, në raportin e sotshëm, njofton se në fshatin Stallovë të Prishtinës, dje, më 22 janar, në orën 12:57, dy viktima meshkuj, K-shqiptarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar, meshkuj, K-shqiptarë (dy prej tyre të njohur për viktimat) , transmeton Koha.net. Viktimat nuk kanë pësuar lëndime në saje të faktit se vetura, me të cilën ishin duke lëvizur, ishte e blinduar.

Në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur, thuhet në njoftim. Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...