Vetëdigjet një person në Sarandë

22 Janar 2017 - 23:19      

Një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës "Mitat Hoxha", ku i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar "benzinë" dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është mashkull, rreth 30-40 vjeç, 175 cm i gjatë, raporton TCh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë blutë e Sarandës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...