Zbulohet caku i sulmit të planifikuar të shqiptarit të arrestuar në Vjenë për terrorizëm

21 Janar 2017 - 17:56      

Një shqiptar u arrestua dje në Vjenë si i dyshuar që po planifikonte sulm terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e 18-vjeçarit shqiptar për shkak të hetimeve. Megjithatë, mediat vendase kanë raportuar se i riu nga Shqipëria po planifikonte vendosjen e një bombe në metronë e Vjenës, raporton Syri.net.

Informacionet për veprimet dyshuese të 18-vjeçarit u dhanë nga Agjencitë e huaja Inteligjente. Ai kishte shkuar në Vjenë nga Gjermania.

Shqiptari kishte kontakte me një grup radikal në Vjenë dhe do të vendoste një bombë artizanale në metronë e kryeqytetit austriak. Bomba artizanale mendohet se ishte përgatitur në Gjermani, ku kishte qëndruar edhe 18-vjeçari.

Në banesën e këtij të fundit policia vjeneze ka kryer kontrolle dhe ka sekuestruar disa celularë dhe dokumente. Hetimet janë duke vazhduar dhe pritet të zbulohen lidhjet e shqiptarit me të tjerë ekstremistë radikalë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...