Në veri përdoret dinari, në një lokal të lojërave të fatit u bë një vjedhje grabitqare

21 Janar 2017 - 11:46      

Në veri të Kosovës, shtetit që euron e ka valutë që e përdorë zyrtarisht, përdoret edhe dinari serb.

Madje vetë Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Leposaviç, në një lokal të lojërave të fatit është regjistruar një vjedhje grabitqare.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:20.

“Ankuesi mashkull serb menaxher i një lokali të lojërave të fatit, ka informuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e thikave, i kanë grabitur 100.000 dinarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur", thuhet në njoftim, përcjell koha.net. "Nuk raportohet për të lënduar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet më tej aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...