21 Janar 2017 - 06:51
Drejtoria vendore e Policisë, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea”, nga Tirana, kanë kapur shtetasin Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai akuzohet për masakrën në plazhin e Kalasë në afërsi të “Ujit të Ftohtë” në Vlorë më 28 korrik të vitit 2013 , që i mori jetën Sokol Isufajt, 34 vjeç, nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, nga Vlora, por banuese në Gjermani me familjen prej 20 vitesh, dhe 18-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.
Operacioni për kapjen e tij u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes së enjte, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen "Uji i Ftohtë" Vlorë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...