20 Janar 2017 - 17:35
Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes mësohet se ka marrë masa ndaj atasheut shqiptar në Ankara, Razije Mehmeti të cilës i është hequr pasaporta diplomatike, si dhe është lënë në dispozicion për ty kthyer në Shqipëri.
“Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti. Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit. Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar dhe ministri ka miratuar kthimin e menjëhershëm të koloneles Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes, përcjell ksp.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...