Detajet e Policisë për plagosjen në Prishtinë

20 Janar 2017 - 11:34      

Koha.net ka raportuar për një plagosje që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dërguar kumtesën e vet lidhur me këtë :
Sot në ora 04:20, policia ka marrë informacionin se në rrugën , ” Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast tentim vrasje ku personi:

• M.Sh, 56 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, është plagosur nga arma e zjarrit, i cili menjëherë është dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

Pak minuta pas marres së informatës policia në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ka arritur të ndalojë automjetin golf V, me të cilin, njëri nga personat e dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku dhe kanë arrestuar të dyshuarin:

• Z.B, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar :
automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.
Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të katër personave të tjerë të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Lexoni edhe: Plagosje në Prishtinë

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...