20 Janar 2017 - 06:11
Ernest Beqiri, Fisnik e Emri Bushi, Fidan Ibrahimaj, Kujtim Bllaca, Vehbi Gërxhaliu, si dhe Fitim Dema ishin akuzuar për rekrutim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri, shkruan sot Koha Ditore.
Ky është grupi i dytë prej 32 personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më datën 7 maj të vitit 2015.
Në mesin e këtyre të akuzuarve është edhe Irfan Aqifi. Mirëpo, për shkak se vitin e kaluar ai u ka ikur autoriteteve kosovare dhe tashmë dyshohet se ka shkuar në Siri, gjykata e ka veçuar procedurën ndaj tij.
Të akuzuarit e tjerë, gjatë procesit gjyqësor janë mbrojtur në liri. Që të gjithë ishin prezent, të enjten, derisa po shpallej aktgjykimi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...