20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura, arrestohet edhe babai i vajzave

19 Janar 2017 - 21:50      

Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe ish-bashkëshortja e tij është shpallur në kërkim nga organet greke të Rendit, pasi kanë braktisur në rrugë 3 fëmijët e tyre të mitur.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Patra, kur të hënën e kaluar, kalimtarë kanë parë në rrugë, të braktisura, 3 vajza të mitura, më e vogla pesëmuajshe, që endeshin pa i kërkuar njeri.

Menjëherë është lajmëruar policia dhe ato janë çuar në spitalin e qytetit, ku dhe po trajtohen nga psikologët.

Sipas burimeve policore, në orët e pasdites së të enjtes është arrestuar babai i tyre, një 27-vjeçar nga Shqipëria, që punon në fermat bujqësore të fshatit Lehena, të prefekturës së Ilias në Peloponez, transmeton TCH.

Një muaj më parë, atë e ka braktisur gruaja për një person tjetër, duke i lënë edhe të 4 fëmijët që kishin së bashku, 3 vajza dhe një djalë.

Për t’i rifituar zemrën, shqiptari në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i njohur publikisht, ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshat, ka marrë vajzat dhe i ka çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës.

Pasi është njoftuar nga e ëma, nëna e 3 vajzave ka ardhur në shtëpi, i ka marrë fëmijët e saj, i ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar. Kur i kanë gjetur kalimtarët, vajza më e madhe 4 vjeç mbante të përqafuar foshnjën pesëmuajshe dhe për dore motrën tjetër 18-muajshe.

Pasi ka dëgjuar në media lajmin, babai ka shkuar vet në polici me avokatin e tij dhe është arrestuar. Por, ajo që ka shokuar të gjithë është fakti se, pasi policia ka zbuluar kush është nëna e fëmijëve dhe e ka marrë në telefon, ajo është përgjigjur: Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër, jepini për birësim!

Sipas policisë, nëna e vajzave, edhe ajo shtetase shqiptare, është vetëm 20 vjeç.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...