Arrestohet mësuesja që në Medrese propagandonte për ISIS-in

19 Janar 2017 - 17:59      

Policia e Shtetit në Shqipëri, ka arrestuar ish­mësuesen e Medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia” për nxitje të urrejtjes.

Ngjarja është bërë publike ditën e djeshme gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish­kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur në emisionin “Stop”. Në vijim janë kryer veprimet e tjera proceduriale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundërligjshme.

Në përfundim të procedurave, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Emine Alushi, 39 vjeç, banuese në Shkodër, me profesion mësuese e teologjisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punën për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...