Foto: ilustrim

Kokainë nga Amerika Latine në Itali, 36 shqiptarë të arrestuar

19 Janar 2017 - 16:34      

Itali- Policia ka shkatërruar një bandë kriminale të drejtuar nga shqiptarët që trafikonte kokainë, ndërsa në pranga kanë rënë 36 persona.

Policët kanë rënë në gjurmët e trafikantëve pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine në vitin 2013.

Policia e Perugias e drejtuar nga Marco Chiacchiera deklaron se ka arritur në gjurmët e trafikantëve pas një hetimi të gjatë, transmeton shqiptarja.

Sipas autoriteteve italiane shqiptarët kishin një pjesë të rëndësishme të tregut të shpërndarjes së kokainës në Milano dhe në disa qytete të tjera, ndërsa kishin rekrutuar shumë persona duke u kthyer në një bandë.

Polica ka sekuestruar kokainë, lëndë të tjera narkotike, një shumë të madhe eurosh dhe sende të tjera gjatë operacionit.

Droga dhe paratë e fituara nga trafiku i drogës fshiheshin nëntokë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...