19 Janar 2017 - 15:12
Operacioni “The Bridge” është organizuar në Nikël, ku është arrestuar Xh. C., 42 vjeç dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë, djali i tij i mitur, B. C., 16 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur A. S., 23 vjeç po nga Nikla.
Ata shisnin kanabis kryesisht në zonën e Kamzës. Rreth orës 16.00 të së mërkurës në afërsi të urës së Tapizës është konstatuar mjeti Benz ku ndodhej 16-vjeçari dhe Fiat Scudo ku ndodheshin Xh. C dhe A. S.
Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me kanabis, ku gjatë ndërhyrjes policore A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia ka sekuestruar si provë materiale 102 kg kanabis, 5 aparate celularë, dhe tre automjete.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...