Kapen shqiptarët, krah pune në fabrikat e kanabisit në Britani

19 Janar 2017 - 11:36      

Dy shqiptarë, emigrantë ilegalë, janë kapur nga polica në Anglinë qendrore në një fabrikë të sofistikuar që prodhonte në mënyrë artificiale kanabis sativa.

Shqiptarët Muj Toskaj, 24 vejç, dhe Blerim Mustavataj, sipas medias vendase, kanë dalë përpara gjykatës dhe pritet të marrin dënime me burg për këtë vepër penale.

Nga pamjet filmike të publikuar nga polica bëhet fjalë për një proces të sofistikuar prodhimi në mënyrë insutriale të kanabisit me ventilator dhe ndriçim artificial, me pajisje për tharjen e temperaturës dhe të tjera për kultivimin e drogës.

Besohet se ky impiant artificial kishte kohë që operonte dhe vlera e kanabisit të kapur shkon deri në 160 mijë sterlina. Gjatë operacionit është kapur edhe një person tjetër i moshës 30-vjeçare, i cili është liruar me kusht për t’u paraqitur më vonë në polici.

Ky është një nga rastet e shumta të kapjes së shqiptarëve që merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë artificiale, ku përgjithësisht punësohen emigrantë ilegalë që jetojnë dhe ushqehen nga pronarët e kësaj industrie, duke u paguar më mirë se në ndërtim apo duke punuar për të shlyer borxhet për trafikimin e tyre ilegal në Britani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...