Ndalohet zyrtari i MASHT-it për kontrabandim të narkotikëve

18 Janar 2017 - 19:54      

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është ndaluar zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, M.Gj. për shkak të kontrabandimit të narkotikëve.

Departmenti për Siguri ka njoftuar se pas një plani operacional ka arritur të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me operacionin që është shtrirë në dy lokacione, në hyrjen kryesore dhe në hyrje të sallës së vizitave.

“Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës respektivisht Departamenti për Siguri, pas një plani operacional, ka arritur që të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ky operacion është shtrirë në dy lokacione, në Hyrjen Kryesore të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe në hyrje të Sallës së Vizitave. Me këtë rast është ndaluar zyrtari M.GJ, punonjës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë). Gjatë kontrollimit të vizitorit M.H. është gjetur lëndë narkotike e fshehur në gjëra ushqimore. Ky dhe veprimet tjera janë duke u ndërmarrë me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe sfidave të tjera. Për rastin dhe për veprime të mëtejme, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Kundër Drogës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...