Djali i shkakton dëmtime të tmerrshme në kokë nënës së tij

15 Janar 2017 - 11:38      

Një grua nga Mati i Shqipërisë ka pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në kokë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.

Markelen Lala, 28 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, gjatë ditës së djeshme në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës T.Lala, 62 vjeçe.

Si pasojë e goditjeve të ushtruara ndaj saj, i riu i ka shkaktuar dëmtime në kokë të ëmës, e cila është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë me dëmtime serioze.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj 62- vjeçares.

Mësohet se 28-vjeçari i cili u arrestua pas ngjarjes, ka bërë fjalë me të motrën dhe është nisur ta godasë, por në atë moment ka ndërhyrë nëna.

Gruaja, e cila ka dashur të mbrojë të bijën, ka përfunduar e dhunuar nga i biri, duke u rrëzuar në dysheme. Për pasojë ajo ka përplasur kokën në çimento, duke pësuar dëmtime serioze.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale “Dhunë në familje”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...