13 Janar 2017 - 22:14
Ministria në fjalë ia ka konfirmuar sot Radios Evropa e Lirë se Predrag Bogiceviq and Nemanja Ristiq janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t’i bashkohet NATO-s.
Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.
Ristiq, në muajin dhjetor u pa në fotografi duke qëndruar afër ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.
Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t’iu bashkuar NATO-s.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...