13 Janar 2017 - 14:40
Sipas kumtesës nga PK, transmeton Koha.net, dyshohet se personat në një lokal në qytetin e Shtimes, kanë detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Policia ka arrestuar katër të dyshuarit:
• A.F 1989 mashkull, shtetas i Kosovës,
• RR.M 1995 mashkull, shtetas i Kosovës,
• F.B 1991 mashkull, shtetas i Kosovës dhe
• T.L 1972 mashkull, shtetas i Kosovës.
Në cilësi të prova materiale janë konfiskuar:
4 (katër) telefona mobil,
1 (një) sprej OC dhe
1 (një) mjet i prehtë thikë.
Me vendim të prokurorit është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.
Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 ore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...