Dënohet me dy vjet e 8 muaj burgim ish-kryetari i Dibrës

12 Janar 2017 - 15:52      

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 4 vite burgim, ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelilin si dhe ndalimin për 5 vjet të tjerë të ushtrimit të funksioneve publike.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Xhelili do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, akuzë e cila u ngrit pas publikimit të një videoskandali, ku ish-kryebashkiaku i Dibrës i kërkonte një vajze favore seksuale në këmbim të një vendi pune në institucionin që drejtonte, transmeton kp.

Gjatë gjykimit, Xhelili dhe avokati i tij e mohuan akuzën, duke aluduar se gjithçka ka qenë një manipulim. Por gjykata në fund vendosi ta shpallë fajtor, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...