Plaçkitet zyra e AKR-së në Drenas

9 Janar 2017 - 22:46      

Kryetari i Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas, Elmi Thaqi ka konfirmuar për KosovaPress dhe zyra e AKR-së në Drenas është thyer dhe janë plaçkitur të gjitha pajisjet dhe dokumentacioni që gjendej në zyre.

Ai ka njoftuar se nuk kanë qenë në zyre që nga e premtja, kur e kanë mbyll zyrën dhe sot është njoftuar nga pronari i objektit, i cili i ka thënë se e keni harruar derën çel.

“Kam shkuar dhe e kam pa që është thyer dera dhe janë vjedhur të gjitha pajisjet që gjendshin aty, kompjuteri, libri i anëtarësisë dhe dokumente tjera”, tha Thaqi.

Ai ka pohuar se për rastin është njoftuar policia, e cika ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka ndonjë të dyshuar dhe nuk ka mundur të thotë asgjë as për motivin e thyerjes së zyrës.

Thaqi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryetar të Drenasit, ndërsa në balotazh e ka mbështetur kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...