9 Janar 2017 - 21:54
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje, që është bërë e ditur për SYRI.net nga burimet të uniformave blu.
Këto burime thanë se “në orët e para të ditës së sotme konkretisht rreth orës 02:00 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës, 4 persona të maskuar dhe me armë, kanë marrë lekët e dy pompave të karburantit në të dy krahët e autostradës”.
Pasi kanë bërë grabitjet këta persona janë larguar me një makinë “Golf”, me ngjyrë të bardhë dhe pa targa.
Punonjësit e këtyre pompave të benzinës kanë lajmëruar policinë në lidhje me atë që kishte ndodhur e cila ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...