8 Janar 2017 - 16:49
Islam Alla 47-vjeç, përplasi me mjetin e tij ambulance tre automjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, raporton Tch.
Fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa persona të lënduar, por me dëme të shumta materiale.
Nga matja në vendngjarje me drager, rezultoi se 47-vjeçari Alla drejtonte ambulancën nën ndikimin e alkoolit në masën 1 mg,l, që është sa dyfishi i kufirit që përcakton arrestimin dhe nisjen e ndjekjes penale.
Forcat e policisë kanë ndaluar, duke bërë arrestimin në kushtet e flagrancës të shoferit të ambulancës, i cili do të ndiqet penalisht për akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...