8 Janar 2017 - 13:31
Një lexues i Koha.net ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes, ndërsa thotë se kjo ka ndodhur para gjysmë ore.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bastri Shabani, major në Policinë e Kosovës në Ferizaj, ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga ky rast por vetëm dëme materiale.
“Fatmirësisht nuk kemi të lënduar vetëm dëme materiale”, tha ai për KP.
Shabani bëri të ditur se zjarri ende është duke vazhduar edhe përkundër asaj që komuna e Shtimes ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Ferizajt dhe të Lipjanit.
“Zjarri është ende duke vazhduar, zjarrfikësit janë duke e bërë punën e tyre aq sa po kanë mundësi me shpëtua. Shtimja ka kërkuar nga brigada e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga Lipjani të cilët ju kanë përgjigje dhe janë duke u munduar të bëjnë të pamundurën megjithatë zjarri po vazhdon”, tha ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Kaplohet nga zjarri Viva Fresh Store në Shtime by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...